×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo partitë politike

    Insajderi
    18 December 2024 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Click në RTV21, tha se për të janë të rëndësishme vetëm shqetësimet e qytetarëve dhe jo çfarë thonë kundër kandidatët e tij.

    “Unë garoj dhe flas me qytetarët, merrem me preokupimet e qytetarëve të Kosovës dhe qysh ata me pas një lloj raporti kontraktual me mua për ato që ua premtoj atyre dhe unë me i zbatu ato që i premtoj atyre”, tha Hamza.

    “Për mua brengë është standardi i jetesës, pensionet e vogla, gjendja në shëndetësi, infrastruktura rrugore, diplomacia… për mua nuk janë preokupim partitë politike në Kosovë. Është mirë që është demokraci, është mirë që ka shumë parti”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark