Hamza: Dita e Mësuesit, vitin tjetër të na gjejë me kushte më të mira të punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Dita e Mësuesit, vitin tjetër të na gjejë me kushte më të mira të punës

    Insajderi
    07 March 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

    Ai shprehu falënderime për mësimëdhëniësit, duke uruar që viti tjeter ata t’i gjej me kushte më të mira të punës.

    “Për të gjithë mësimdhënësit në shkollat shqipe, faleminderit. Faleminderit për përkushtimin e madh dhe punën e palodhur në arsimimin e gjeneratave dhe përgatitjen e tyre për një të ardhme më të mirë. Dita e Mësuesit uroj që vitin tjetër në Kosovë t’iu gjejë me kushte më të mira të punës, me mbështetje më të madhe dhe paga më dinjitoze”, ka shkruar Hamza në Facebook.

    “Mbështetja për mësimdhënësit është mbështetje për një shoqëri më të arsimuar dhe më të zhvilluar. Gëzuar 7 Marsi, dita juaj!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark