Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku ka shprehur entuziazmin dhe energjinë e tij për të ardhmen e Kosovës.
Hamza ka potencuar besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Skenderajt për një Kosovë më të mirë.
“Drenica është vendi ku mund të marrim energjinë që na nevojitet për ta çuar përpara fitoren tonë. E dimë çfarë i duhet Kosovës dhe drejtimin që duhet të marrë vendi ynë,” shkroi ai në Facebook.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të vendosin për numrin 131.
“Vendosni për numrin 131. Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë. #PDK131”.