Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova fitoi lirinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova fitoi lirinë

    Insajderi
    24 March 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb.

    Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës.

    Ai shprehu mirënjohje ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë.

    “Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë”, shkroi Hamza.

    “Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë! Paqja nuk u arrit lehtë, por ia vleu çdo sakrificë!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark