Hamza flet për riparimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në: Shtetit do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hamza flet për riparimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në: Shtetit do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare

    Insajderi
    11 January 2025 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë.

    Ai ka thënë se këto marrëdhënie janë jetike për popullin dhe shtetin tonë.

    “Në qeverisjen time, Kosova do t’i riparojë dhe forcojë marrëdhëniet me vendet e Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetit tonë do t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare dhe do ta thellojmë bashkëpunimin strategjik. Do ta promovojmë stabilitetin rajonal dhe do të ecim me hapa të shpejtë në procesin e integrimit euroatlantik. Aleatët tanë na konsiderojnë partnerë dhe do të sillemi si partner i përgjegjshëm”, ka thënë Hamza.


    Ai ka shtuar se do të koordinohen dhe bashkëpunojnë ngushtë e strategjikisht, duke menduar për konsolidimin e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe BE-së.

    “Kosova është storie e suksesit tonë të përbashkët”, ka thënë Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark