Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim në Kamenicë.
Ai ka premtuar se Kamenicën do ta lidh me autostradë dhe do hapen mundësi të reja për investime.
“Edhe Kamenica u rreshtua me ne për Kosovën që mundet ma mirë.Në qeverinë time, Kamenicën do ta lidhim me autostradë. Në qeverinë time, Kamenicës do t’i hapen mundësi të reja për investime edhe nga bashkatdhetarët e suksesshëm të kësaj komune, që jetojnë në diasporë.Kamenica mundet ma mirë”, shkroi Hamza.