Hamza: Kosova nuk mundet të shpenzojë 100 milionë euro për veteranët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Kosova nuk mundet të shpenzojë 100 milionë euro për veteranët

    Insajderi
    30 September 2016 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova duhet të reformojë skëmën e pensioneve sepse në të kundërtën vendi rrezikon të mos ketë qëndrueshmëri financiare.

    “Kemi ndarë 50 milionë euro për Skemën e veteranëve të luftës dhe invalidëve të luftës, 50 milionë euro janë më shumë se që kemi menduar që është ideale, por mendoj se 50 milionë euro janë të qëndrueshme, besojmë që mund ti akomodoj buxheti ato”, ka thënë ai, duke shtuar se nëse kjo skemë nuk reformohet, atëherë shpenzimi për këtë kategori do të jetë më i madh sesa 50 milionë

    “Ne e kuptojmë dhe e pranojmë që ata që kanë sakrifikuar për këtë vend duhet të vlerësohen dhe të meritojnë vlerësim, por mënyra siç është konfiguruar kjo dhe shifrat siç janë paraqitur, mendojmë që janë përtej asaj që është e arsyeshme dhe e qëndrueshme”, ka thënë ai, njofton lajmi.net

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark