Hamza me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri

    Insajderi
    26 December 2024 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

    Ai ka thënë se rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit të tij.

    Hamza ka premtuar të krijojë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe ta themelojë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse, sipas Hamzës, do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.

    “Një takim produktiv me kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Rritja e qëndrueshme ekonomike është në thelb të programit tim. Unë do t’i mbështes bizneset vendore me grante deri në 30% të investimeve, me modernizimin e teknologjisë së prodhimit, me qasje më të mirë në financa dhe pako të veçanta për rritjen e eksportit.

    Njëkohësisht do të krijojmë ambient më të favorshëm për investime të huaja dhe do ta themelojmë Bursën e Kosovës, si platformë të tregut të kapitalit për sektorin privat, ku do të tregtohen aksionet dhe letrat me vlerë të korporatave në Kosovë. Një nga përfitimet kryesore të kësaj burse do të jetë mundësia për diasporën dhe investitorët e huaj që të investojnë në kompanitë tona, duke sjell kapital të ri dhe duke kontribuar në rritjen e ekonomisë vendore.

    Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark