×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza nderon Policinë e Kosovës në 25-vjetorin e themelimit: Kosova është krenare me ju

    Insajderi
    06 September 2024 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, ka shpërndarë përgëzime me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

    Ai ka nderuar të gjithë vajzat dhe djemtë që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij institucioni.

    Hamza ka theksuar se më 6 shtator 1999, 176 kadetë filluan trajnimin si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës, duke vendosur themelet e një force të sigurisë të respektuar dhe profesionale në rajon.

    Ai ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm të brezave të rinj të policisë që kanë kontribuar në zhvillimin e saj, duke rrezikuar edhe jetën e tyre për rendin dhe mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës.

    “Më 6 shtator 1999, 25 vjet më parë, 176 kadetë e filluan trajnimin në kushtet e një shoqërie të lirë e demokratike si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kjo ditë vendosi themelet e një prej institucioneve më të mira dhe profesionale të zbatimit të ligjit në rajon. Gjeneratë pas gjenerate, Policia e Kosovës u rrit dhe u zhvillua nga vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit, të cilët nuk hezituan në asnjë moment që ta rrezikojnë edhe jetën e tyre për rend, ligj e mbrojtje të pronës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime. Ky jubilar shënon të arritura të vazhdueshme, por zgjon edhe momente të dhimbjes e krenarisë për policët e rënë në krye të detyrës. Me respekt të thellë, i përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe familjet e tyre, veçanërisht familjet e të rënëve në krye të detyrës që shërbejnë si model i përkushtimit për atdheun. Kosova është krenare me ju”, ka shkruar Hamza,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark