×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza në ambasadën amerikane, tregon çka bisedoi me ambasadorin

    Insajderi
    27 June 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar më ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Ai tha se me Hovenier ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

    Hamza ka thënë se Kosova dhe SHBA duhet të vazhdojnë koordinimin e ngushtë “sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”.

    “Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark