Hamza në Han të Elezit premton rritje 50% të pagave e heqje të sanksioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza në Han të Elezit premton rritje 50% të pagave e heqje të sanksioneve

    Insajderi
    14 January 2025 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Han të Elezit.

    Hamza ka premtuar se pagat 50% për të gjithë në shërbimin publik do t’i rris brenda muajve të parë të mandatit të tij.

    “Për mua preokupim është qysh me i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me ia bë jetën më të mirë. E kemi bërë edhe atëherë kur kanë thënë s’mundeni me bë, nuk ju lejojnë, nuk guxoni. Rritjen e pagave edhe jo më pak se 50%, në muajt e parë të mandatit”, tha Hamza.

    Me tej, Hamza tha se Hani i Elezit do t’i ketë dyert e hapura për projekte, teksa premtoi se do t’i heqin edhe sanksionet.

    “Në lagjen e re do të ndërtojmë shkollën, çerdhen dhe QKMF moderne, do t’i heqim sanksionet dhe do ta financojmë rregullimin e shtratit të lumit Lepenc”, tha Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark