Hamza: Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza: Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro

    Insajderi
    31 January 2025 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se në qeverisjen e tij asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

    Hamza ka thënë se pensionin bazik do ta rrisë për 70 për qind, teksa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen në bazë të viteve të punës.

    Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

    Pensionistët kanë dhënë kontribut të madh për ndërtimin e vendit dhe ata nuk duhet të shqetësohen për mirëqenien e tyre në vitet e pensionimit”, ka thënë kandidati i PDK’së për kryeministër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark