Bedri Hamza “dridhë” Vushtrrinë: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Bedri Hamza “dridhë” Vushtrrinë: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën

    Insajderi
    01 February 2025 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri.

    Hamza ka thënë se më 9 shkurt, nuk po vendosim vetëm për një parti, por për Kosovën.

    “Vushtrria është një qytet me histori, por edhe me potencial për zhvillim. Vushtrria ka biznese të suksesshme, që sot punojnë për tregun e Kosovës, por janë edhe eksportues të rëndësishëm. Ne do t’i përkrahim me politika fiskale përmes lehtësirave tatimore dhe lehtësimit të qasjes në financa. Do t’i përkrahim me 30% grante për linja të prodhimit dhe ndryshim të teknologjisë”.

    “Për këtë, ne do të bëjmë investime konkrete në Vushtrri. Ne nuk jemi si të tjerët. Rruga rajonale nga Barileva në Bajgorë do të bëhet realitet. Kjo do të hapë rrugën për turizëm dhe zhvillim ekonomik”, tha Hamza.

    Më tej, Hamza premtoi se do ta funksionalizojnë zonën industriale, që sipas tij, do të tërheq investime dhe do të krijohen vende pune.

    “Këto nuk janë thjesht premtime. Janë angazhime konkrete për të cilat do të mbajmë përgjegjësi. Fitorja është në duart tona!”, ka thënë Hamza


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark