Hamza nënshkroi marrëveshje të rëndësishme për katër shkolla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza nënshkroi marrëveshje të rëndësishme për katër shkolla

    Insajderi
    21 February 2022 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të Energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.

    Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.

    Sipas një njoftimi të komunës, projekti në fjalë pritet të filloj së realizuari nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark