Hamza: Pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind, nëse është 600 do të bëhet 900 euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza: Pagat në sektorin publik do të rriten 50 për qind, nëse është 600 do të bëhet 900 euro

    Insajderi
    14 January 2025 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se do të rrisë pagat në sektorin publik për 50 për qind në muajt e parë të mandatit të tij.

    Hamza në ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini ka thënë se kjo do t’i prekë të gjithë në sektorin publik.

    Për me i majtë të rinjtë dhe të rejat në këtë vend, për me e rujtë kuadrin profesional, ne duhet t’i rritim pagat edhe për të punësuarit në sektorin publik. Pagën ka me pasë 50 për qind më shumë. S’ka tregim më të mirë se 50 për qind, ata e kalkulojnë vetë. Edhe pensionet… E kalkulojnë krejt se arsyeja është kjo: Edhe mrena arsimtarëve, edhe mrena Policisë, edhe mrena shërbyesve civilë, varësisht prej vendit të punës, varësisht prej gradës, varësisht prej titullit, dallon paga bazë. Mund të krijohet një konfuzion, pastaj dikush me marrë më pak e dikush më shumë”, tha Hamza.

    Po e thjeshtësoj: Nëse paga është 600 euro, rritja prej 50 për qind i bjen 900. Nëse është 400 i bjen 600. Nëse është 1,000 i bjen 1,500. Rritja e pagës do të ndodhë në muajt e parë të mandatit. Kjo ka nevojë të bëhet me ligj. Buxheti për vitin 2025 është i aprovuar dhe ka nevojë të reflektohet në ligjin për ndarjet buxhetore në vitin 2025 dhe sigurisht unë jam prej atyre që i respektoj të gjitha procedurat”, shtoi tutje ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark