Hamza: Qeveria e re duhet krijuar pa vonesa, duhet të jemi transparent dhe t’i respektojmë afatet ligjore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Qeveria e re duhet krijuar pa vonesa, duhet të jemi transparent dhe t’i respektojmë afatet ligjore

    Insajderi
    06 March 2025 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pasi ka përfunduar numërimi i votave nga KQZ dhe tashmë pritet certifikimi i rezultateve kurdo që marrin epliog ankesat e mundshme të partive politike.

    Hamza ka thënë se Qeveria e re duhet të krijohet pa vonesa dhe se është përgjegjësi e partive politike për të respektuar afatet ligjore për të qenë transparent.

    “Institucionet e reja duhet të krijohen pa vonesa dhe është përgjegjësi e jona t’i respektojmë afatet ligjore dhe të jemi transparentë.Së bashku duhet t’i mbrojmë vlerat që na bashkojnë, interesin publik dhe vendin tonë!”, ka shkruar Hamza.

    PDK ka dalë e dyta në zgjedhje dhe ka marrë 24 deputetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark