Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër

    Insajderi
    16 January 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon”, është pyetur nëse do të ketë interferime nga partia, pasi që PDK-ja është e vetmja parti që nuk ka për kandidat kryetarin e saj.

    Hamza ka thënë se, asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk ka lejuar që të ketë ndikime nga të tjetër dhe ashtu do të jetë edhe gjatë kohës kur ai do ta marrë postin e kryeministrit pas 9 shkurtit.

    “Unë i jam mirënjohës, i shprehi mirënjohen time të thellë për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për besimin e tij. Përtej që jemi subjekt, ai është kryetar unë jam nënkryetar i PDK-së, ne jemi edhe miq e shokë, por këto janë pjesë zyrtare, është pjesë e punës. Unë jam i propozuar prej tij, ai ka qenë njeriu i parë që ka ardhur dhe ka folur me mua për këtë punë dhe jam i përkrahur në Kryesinë e PDK-së me unanimitet të plotë dhe përtej kësaj me votim edhe në Këshillin drejtues të PDK-së. Qeveri, unë jam kryetar komune, jam edhe kryetar i PDK-së në Mitrovicë, por në Komunë jam kryetar i Komunës dhe sillem si Kryetar i Komunës. Flamuri partiak rri në seli të partisë, flamuri institucional duhet të rrijë në institucionin e shtetit. Kushdoqoftë në këtë rast unë, kryeministër, duhesh të sillesh si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe me iu shërby të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, edhe atyre që të kanë votuar edhe atyre që s’të kanë votuar, zgjedhjet përfundojnë. Dhe sa i përket vendimmarrjes, unë kryeministër, vendimet në përputhje me ligjin e proceduar dhe i marrë unë, po, po unë, unë i marrë. As në të kaluarën as tash, e as në të ardhmen, në punën time nuk mundet me ndiku edhe nuk mundet me interferu askush. Ama bash askush. Ligji, procedurat, kushtetuta, kjo është. Detyrat e mia, planprogrami i joni dhe këtë po ua siguroj. Unë kam punuar edhe si vartës, por edhe si vartës kur kam pasur epror, aty ku kanë qenë kompetencat e mia, edhe detyrat e mia, edhe eprorëve të mi u kam thënë jo, jo, kjo s’bëhet, nuk bëhet”, u shpreh Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark