Hamza: Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit, bizneset deri në 10 mijë euro qarkullim nuk do të tatohen – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hamza: Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit, bizneset deri në 10 mijë euro qarkullim nuk do të tatohen

    Insajderi
    18 January 2025 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë.

    Nga bizneset e lagjes e deri te ato të qytetit, Hamza ka thënë se do ta kenë mbështetjen e qeverisë së tij.

    Ai ka thënë se çdo ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e tyre.

    “Nga bizneset e lagjes e deri te ato të qytetit, si këto në Klinë dhe gjithandej Kosovës, do ta kenë mbështetjen e qeverisë sime. Bizneset me qarkullim deri në 10 mijë euro nuk do të tatohen. Ato me qarkullim deri në 30 mijë euro do të tatohen sipas fitimit real, pas zbritjeve të lejuara. Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e tyre”.

    “MaMirë për çdo biznes të vogël. #PDK131”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark