Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me profesorin Daniel Serwer.
Hamza thotë se kanë biseduar për shumë çështje dhe se ka dëgjuar këshillat dhe mendimet e Serwer për zhvillimet politikë në SHBA dhe Ballkan.
“Kafen e mëngjesit në Uashington, sot e kam pirë me profesorin Daniel Serwer, një emër i njohur dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit për shumë dekada. Biseduam ngrohtësisht për shumë tema dhe ishte kënaqësi të dëgjoja këshillat dhe mendimet e tij rreth zhvillimeve politike, si në Amerikë, ashtu edhe në Ballkan”, ka shkruar Hamza.