Kandidati për Kryeministër nga PDK, Bedri Hamza sot ka takuar themeluesin dhe zhvilluesin e sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, Andreas Schleicher.
Hamza tha se në arsim, rritjen e cilësisë e ka në krye të prioriteteve.
“Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe ju siguroj se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët.”, ka thënë Hamza.
Postimi i plotë:
Në arsim, rritjen e cilësisë e kam në krye të prioriteteve. Për këtë e kam kërkuar ndihmën e ekspertëve më të mirë në botë, siç është themeluesi dhe zhvilluesi i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, Andreas Schleicher.
Herën e kaluar kur u pamë ishte në selinë qendrore të OECD në Paris. Sot jemi në Kosovë dhe do të jemi edhe pas 9 shkurtit.
Kosova mundet ma mirë dhe unë zotohem se në ekipin tim do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.
Testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe ju siguroj se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët.