Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka pasur një takim me futbollistin shqiptar Granit Xhakën, ku e ka vlerësuar atë me fjalët më të mira, duke e quajtur punëtor, modest dhe kampion.
Hamza ka theksuar se Xhaka është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e Kosovës, duke shtuar se ata mund të arrijnë sukses në arenën ndërkombëtare nëse kanë mbështetjen e duhur.
“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë”, ka shkruar Hamza në Facebook.