Hamza thotë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme: 50% rritje pagash në sektorin publik, unë e mbaj fjalën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza thotë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme: 50% rritje pagash në sektorin publik, unë e mbaj fjalën

    Insajderi
    28 January 2025 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sërish ka ritheksuar premtimin kryesor për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%.

    Hamza përmendi vështirësimin e jetesës për qytetarët gjatë viteve të fundit, por premtoi se kjo gjendje do të përmirësohet.

    “Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”, tha Hamza në Facebook.

    “Unë e mbaj fjalën!”, shkroi në fund Bedri Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark