Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë

    Insajderi
    21 January 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i 47-të i këtij shteti.

    Hamza, në platformën X, ka shorehur gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump pë një Kosovë më të mirë

    “Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm.
    Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark