×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë, kërkon nga institucionet të bëjnë më shumë për ta

    Insajderi
    23 July 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar Hagën për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e PDK’së Kadri Veselin dhe bashkëluftëtarët e tyre.

    Ai këtë e njoftoi me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku shtoi se u shpreh krenar për qëndrueshmërinë e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sa herë që jam në Hagë për t’i takuar presidentin Thaçi, kryetarin Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, ndjehem krenar kur i shoh të fortë e të pathyeshëm, por thellësisht i prekur kur vjen koha të ndahem prej tyre. Ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe të shtetit po paguajnë çmim të lartë dhe shumë të padrejtë, që luftës për liri, pavarësisë dhe Kosovës t’ia heqin njollat që padrejtësisht na u vunë”, shkroi ai.

    Hamza shtoi në shkrim se ish-udhëheqësit e UÇK-së po paguajnë një çmim të padrejtë dhe theksoi nevojën për mbështetje më të madhe nga Kosova dhe institucionet e saj për mbrojtjen e tyre.

    Ai kërkoi rikthimin e tyre në Kosovë pranë familjeve të tyre. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark