Hamza viziton një biznes në Suharekë: Prodhuesit dhe eksportuesit meritojnë ndihmë, jo përbuzje nga shteti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza viziton një biznes në Suharekë: Prodhuesit dhe eksportuesit meritojnë ndihmë, jo përbuzje nga shteti

    Insajderi
    21 January 2025 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot ka vizituar një fabrikë të këpucëve në Suharekë.

    Hamza përmes një postimi në Facebook tha se prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit dhe siç tha ai, jo përbuzjen dhe injorimin.

    “Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën”.

    “Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë”, ka shkruar Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark