Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, prioritet i PDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hamza: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, prioritet i PDK-së

    Insajderi
    14 January 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik si një nga prioritetet kryesore të programit të tij.

    Në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, Hamza ka shtuar se për të arritur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, është e domosdoshme krijimi i një klime të favorshme për bizneset, e cila është themelore për prosperitetin e vendit.

    LEXO EDHE:

    “Prioritet i parë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Dhe për me pas një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ne kemi nevojë që të krijomë miqësor, një klimë të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Nuk ka mundësi pa biznese të zhvilluara, të qëndrueshme ekonomikisht me pas zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend. Prandaj ka nevojë të përmirësohet klima e të bërit biznes përmes reformave strukturor në ekonomi. Edhe në pjesën e politikave fiskale dhe në lehtësimin e qasjes në financa dhe përmes përmirësimi të kushteve për biznesin, të krijohen mundësit të rritet pagat e të punësuarve në sektorin privat.

    Për shkak se sektori privat është kontributdhënësi më i madh në rritjen ekonomike. Por edhe punëdhënësi më i madh në raport me sektorin publik. Prandaj fokus jonë është të zhvillojmë ekonomisë, të përmirësohet kushtet për të punësuarin në sektorin privat, të mbrohet të drejta e tyre përmes thellimi të Gjykatës së Punës, përmes krijimit fondit për mbrojtje prej papunësisë dhe normalisht përmes rritjes dhe zhvillimit ekonomik të ketë impaktin e vet në rritjen e buxhetit. Dhe përmes rritjes së buxhetit të vijmë edhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hamza.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark