Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Valon Ramadani dhe Arber Rexhaj nuk e përfaqësuan dinjitetshëm njohësin e gjithësisë dhe universit, Jahja Kokajn, shkruan Insajderi.
Dyshja Ramadani – Rexhepi nuk e kishin idenë se kush është ylli më i afërt me planetin Tokë.
Përgjigja e deputetit Arber Rexhajt ishte se hëna është ylli më i afërt me tokën.
“Nuk e di nëse konsiderohet hana” – tha Rexhaj për Periskopin.
Përveç që nuk ishte i saktë, me këtë përgjigje ai tregoi se nuk ka njohuri që hëna është satelit i tokës, dhe jo yll.
Në anën tjetër, Valon Ramadani shkoi në “veri”. Ai përmendi yllin polar.
Ramadani shtoi se për këtë do ta pyes deputetin që e ka afër, duke aluduar në profesorin e fizikës Jahja Kokën.
“Kush, ylli më i lartë që doket është ylli polar, po cili është më i saktë nuk e di, duhet me vetë deputetin që e kom afër” – tha Valon Ramadani.
Kujtojmë se, Kokaj kishte aluduar se ylli Polar dikur ishte quajtur ylli Shaban.
“Kurse Ylli Polar na shërben për orientim falë faktit se boshti i tokës është konstant, por pas 13 mijë vjetësh ndërron ai drejtim në vend të Yllit Polar ka qenë ylli Shaban kurse në të ardhmen do të jetë një yll tjetër i quajtur Vega pas 13 mijë vjetësh”, kishte thënë deputeti i VV-së në seancë.