Hansi Flick: Nuk do e shikoj Real Madridin, mendjen e kam të ndeshja nesër - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Hansi Flick: Nuk do e shikoj Real Madridin, mendjen e kam të ndeshja nesër

    Insajderi
    14 May 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Espanyolit.

    Gjermani u pyet nga gazetarët nëse do ta shikoj Real Madridin sonte ndaj Mallorcas.

    Ai tha se nuk e ka ndërmend ta shikojë këtë ndeshje, pasi mendimet i ka vetëm te ndeshja e skuadrës së tij.

    “Nuk e kam vendosur ende se a do ta shikojë ndeshjen e Real Madridit. Për mua gjëja më e rëndësishme është të mendoj për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Hansi Flick.

    Barcelona nesër nga ora 21:30 zhvillon ndeshjen e javës së 36-të në La Liga, ku mund ta siguroj edhe matematikisht titullin kampion.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark