Hansi Flick përcakton zëvendësuesin e Kounde për ndeshjen ndaj Interit dhe Real Madridit - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Hansi Flick përcakton zëvendësuesin e Kounde për ndeshjen ndaj Interit dhe Real Madridit

    Insajderi
    02 May 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një barazim 3-3 ndaj Interit të mërkurën do të thotë se Barcelona duhet të fitojë në ‘Giuseppe Meazza’ javën e ardhshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por këtë duhet ta bëjnë pa Jules Kounde, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen e parë.

    Reprezentuesi francez ka luajtur më së shumti minuta nën drejtimin e Hansi Flick këtë sezon, e cila dëshmon se sa e madhe do të jetë mungesa e tij në ndeshjen e dytë, shkruan Insajderi.

    Dhe ndeshja ndaj Interit nuk do të jetë e vetmja në të cilën Kounde nuk do të luajë, pasi ai pritet të mungojë edhe në ‘El Clasico’ që do të luhet pas dhjetë ditësh.

    Pritshmëritë janë që Kounde të rikuperohet nga lëndimi pas tri javësh, kështu që ka lajme të mira për Barcelonën se ai do të rikthehej për një finale të mundshme ndaj Arsenalit ose Paris Saint-Germainit.


    Flick tani duhet të vendos se kush do ta zëvendësojë Kounden dhe sipas Sport, lojtari që do ta ketë fat do të jetë Eric Garcia.

    Barcelona e ka Hector Fort si zëvendësues të Kounde, teksa Ronald Araujo ka luajtur si mbrojtës i djathtë në disa raste.

    Megjithatë, në sytë e Flick, Eric është lojtari ideal për sistemin e tij për ndeshjet ndaj Interit dhe Real Madridit.

    Eric ka luajtur kryesisht si qendërmbrojtës ose mesfushor këtë sezon, por krahu i djathtë është një pozitë të cilën ai e njeh.

    Ai ka luajtur në disa raste në atë pozicion gjatë kohës sa ishte në huazim tek Girona në sezonin 2023/2024, teksa ka luajtur aty edhe për Barcelonën në duelin ndaj Benfics në Ligën e Kampionëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark