×
  • Sport
  • Sport

    Hapen procedurat disiplinore për Rumaninë e Kosovën

    Insajderi
    16 November 2024 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë hapur procedura disiplinore ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

    “Janë inicuar procedura disiplonare ndaj Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, bazuar në artikullin 55 të rregullave disiplinore të UEFA-s, për shkak të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor në Bukuresht, Rumani. Informacionet tjera rreth këtyre procedurave do të bëhen të ditura në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për Express.

    Kombëtarja e Kosovës u largua nga fusha mbrëmë në minutën e dytë shtesë dhe nuk pranoi të kthehej në fushë pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë në kor të tifozëve rumunë.

    Pas më shumë se një ore ndërprerje, gjyqtari i ndeshjes u kthye në fushë dhe e mbylli takimin, teksa UEFA pritet të marrë vendimin rreth fatit të këtij takimi.

    Deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, rezultati ishte 0:0.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    16 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark