Hapet ekspozita e artistit të ngjyrës dhe grafikës, Zymer Mulliqi - Insajderi
×
Kulturë

Hapet ekspozita e artistit të ngjyrës dhe grafikës, Zymer Mulliqi

Insajderi
09 February 2017 - 08:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sot do të hapet ekspozita e artistit të ngjyrës dhe grafikës, Zymer Mulliqi, “Andërr”.

Kjo ekspozitë financohet nga Ministria e Kulturws dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj, koordinatore e GMK-së.

Duke e cilësuar si artist ekspresiv dhe tradicional, kuratori i kësaj ekspozite, z. Genc Rezniqi vlerëson se krijimtaria artistike e autorit është “një ditar i rrëfimit të së kaluarës së popullit tonë dhe i fuqisë së tij”.

Për veprat e autorit, profesori Faik Krasniqi thotë se “në qoftë se analizohet drama që zhvillohet brenda nuancave të zijosura fort dhe harmonisë në mes tyre shohim që Zymeri u jep jetë veprave të tij”.

Përderisa profesori Adem Rusinovci beson se “Zymer Mulliqi me këtë gjallëri dhe emocion do të jetë edhe më tej artisti i cili shkëput fragmente nga jeta…”, profesori i nderuar Muhamet Shala vlerëson se “Harmonia e nuancave të rafinuara të ngjyrës është hedhur në pikturë me delikatesën e prekjeve të lehta të krahëve të fluturës.”

Ekspozita “Andërr” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark