Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, do hapë ekspozitën me punime të nxënësve të gjitha shkollave të Komunës së Prishtinës.
Në këtë ekspozitë, secili institucion edukativo-arsimor do përfaqësohet me nga tre-katër punime të punuar nga nxënësit e shkollave të tyre.
Qëllimi i këtij aktiviteti është stimulimi i nxënësve për t’u marrë me art dhe ekspozimi i punimeve të tyre, por edhe krijimi i një kulturë të vizitës së ekspozitave nga ana e nxënësve dhe në përgjithësi vetëdijesimi në këtë fushë.
Planifikimi dhe organizimi i ekspozitës me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është realizuar në koordinim me drejtuesit e Fakultetit të Arteve dhe drejtuesit e institucioneve edukativo-arsimore dhe do jetë e hapur për vizitorët nga data 16 deri 19 shkurt 2017.