×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, Berlinale 67

    Insajderi
    09 February 2017 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gati 400 filma konkurrojnë në Festivalin më të madh gjerman të filmit, Berlinale, për trofenë “Ariu i Artë”.

    Berlinalja e 67-të zhvillohet nga 9 deri më 19 shkurt. Së pari hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar me një film për historinë e muzikantit të njohur të Jazz dhe Swing Django Reinhardt.

    Filmi me titullin “Django” është një biografi e muzikantit të njohur, i cili i përkiste grupit të popullsisë sinti dhe roma.

    Ai ishte një yll në kohën kur Parisi ishte pushtuar nga nazistët. Pikërisht këtë periudhë ka fiskuar regjisori i ri Etienne Comar në filmin e tij. Pra hapja e Berlinales sivjet hapet me një film argëtues, me muzikë por që i kushtohet një teme mjaft serioze me sfond historiko-politik.

    django

    Për “Ariun e Artë” sivjet konkurrojnë gjithsej 18 filma, ndër to bëjnë pjesë edhe tre filma gjermanë, shkruan DW.

    Në Berlinare gjithashtu shfaqen edhe filma jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, pra në seksionin “Berlinale Special”

    Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi “I riu Karl Marks” me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

    karl Marx

    Një rëndësi të veçantë në Berlinale i kushtohet edhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark