Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

    Insajderi
    12 September 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë për vitin akademik 2025/2026. Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 deri më 20 shtator.

    Studentët mund të aplikojnë online përmes faqes zyrtare të Qendrës së Studentëve (qs.rks-gov.net) ose përmes profilit zyrtar në Facebook.

    Qendra e Studentëve këtë vit pritet të pranojë rreth 4 mijë studentë në konvikte, ndërsa për ushqim në mensë të drejtën do ta fitojnë 1 mijë studentë.

    Kriteret për përzgjedhjen e studentëve bazohen në konkursin e shpallur, dhe çmimi mujor për strehim dhe ushqim do të jetë 35 € (20 € për banim dhe 15 € për ushqim).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark