Hapet në Korçë ekspozita, “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren” - Insajderi
×
Kulturë

Hapet në Korçë ekspozita, “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren”

Insajderi
19 April 2019 - 15:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ditën Ndёrkombёtare të Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë, vjen me një ftesë të veçantë.

E inspiruar nga kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2019, në bashkëpunim me QRTK Prizren, pas rreth një muaji bashkëpunim bënë të mundur hapjen e ekspozitës “Përmes Trashëgimisë, nga Korça në Prizren”.

Koncepti i këtij bashkëpunimi është njohja dhe prezantimi i 30 grafikave nga tipologji të ndryshme të objekteve të Qarkut Korçë, të cilat ekspozohen në Prizren!

Qëllimi kryesor i ekspozitës është njohja dhe promovimi me vlerat më të spikatura atkitektonike dhe kulturore të Korçës si një mundësi për të njohur të përbashkëtat dhe ndërtuar një urë lidhëse midis dy qyteteve tona, si dëshmi të jetesës së pasur dhe artdashëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark