Hapet shkolla shqipe në Londër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet shkolla shqipe në Londër

    Insajderi
    06 October 2024 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath, Londër.

    Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se synimi i Qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë, duke vënë në dukje rëndësinë e kësaj nisme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit.

    Balla deklaroi se më shumë se 7 mijë nxënës tashmë mësojnë gjuhën shqipe në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.

    Sipas tij, kjo është një përpjekje e rëndësishme për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

    Gjithashtu, ai përmendi se mbështetja me tekste në gjuhën shqipe dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do të ndihmojnë në zgjerimin e numrit të shkollave dhe klasave, duke promovuar gjuhën shqipe dhe traditat kombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark