Hapet shkolla verore për të rinjtë nga diaspora - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet shkolla verore për të rinjtë nga diaspora

    Insajderi
    02 August 2016 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë, u hap shkolla verore nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me AUK-un dhe institutin Ed Guard.

    Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është që të rinjtë nga diaspora të njihen me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe shoqërimi i tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave.

    Hapjen e shkollës e bëri Lavon Bajrami, përfaqësues i AUK-ut. Pas tij, me një fjalë rasti u paraqit ministri i Diasporës, Valon Murati.

    Ministri Murati tha se  Hapja e shkollës verore për të rinjtë nga diaspora është vazhdimësi e programeve tona për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, por edhe për shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria.

    Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili tha: “Nga të dyja qeveritë, diaspora shqiptare konsiderohet një dhe e bashkuar! Andaj, së bashku me ministrin Murati jemi duke hartuar dhe duke zbatuar programe të përbashkëta për diasporën, kryesisht për të rinjtë tanë nëpër botë”, thuhet në një komuniaktë për media.

    Kampi/shkolla verore do të vazhdojë deri më 8 gusht, me aktivitete mësimore dhe vizita në institucione kulturore e arsimore në Kosovë e Shqipëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark