Momente tmerri përjetuan disa pasagjerë mëngjesin e sotëm, teksa shkonin në punë, kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një gropë të madhe.
Mediet greke bëjnë me dije e gropa e krijuar në asfalt është 5 metra e thellë.
Sipas GRtimes.gr në autobus ndodheshin 12 punonjës, të cilët u tmerruan kur mjeti ra në gropë.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ndodhur në zonën e Votsit, ndërsa pritet të nisë puna për zhvendosjen e autobusit.