Hapet zyrtarisht fushata e AAK’së në Prizren- Kush është 24’shi që ia ka mësyrë asamblesë komunale atje? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Hapet zyrtarisht fushata e AAK’së në Prizren- Kush është 24’shi që ia ka mësyrë asamblesë komunale atje?

    Insajderi
    14 September 2025 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren zyrtarisht ka hapur fushatën elektorale të dielën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku j anë prezantuar kandidatët për asamble komunale të komunës.

    Një risi në garën për asamblenë komunale në Prizren është Diellza Fetoshi. Me numrin 24, ajo sjell frymë të re dhe ide të freskëta, duke kandiduar për herë të parë me AAK-në në zgjedhjet lokale.

    Duke ardhur nga bota e gastronomisë, dhe biznesit ku krijimtaria dhe përkushtimi janë çelësi i suksesit, Fetoshi tash po i kthen këto veti në shërbim të qytetarëve, duke hyrë me plot energji në garën për asamblenë komunale.

    “Zyrtarisht sot e hapëm fushatën ne qytetin e bukur te Prizrenit! Shumë e nderuar që jam pjes e ksaj gare, përkrah një personi me shum vlera si Besnik Krasniqi”, ka shkruar Fetoshi në ‘Facebook’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark