Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar orarin e nisjes së autobusëve nga secili qytetet për hapjen zyrtare të fushatës së kësaj partie.
Tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë.
Nesër do të bëhet edhe prezantimi i 110 kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
“Le të kulmojë Salla e Sporteve e le të jehojë thirrja jonë nga Prishtina e gjithandej vendit, si kushtrim për tërë Kosovën se nga nesër e deri me 9 shkurt jemi bashkë deri në fitoren tonë të madhe! BËHU NDRYSHIMI”, thuhet në postim.
Postimi i plotë: