×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e kapitullit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, Krasniqi: Me qeverinë e re në krye me Bedri Hamzën Kosovën e pret perspektiva e njëjtë

    Insajderi
    16 October 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur dhe krenar për Shqipërinë pasi hapi negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit të Bashkimit Evropian.

    Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se Shqipëria po dëshmon që përmes bashkëpunimit dhe reformave të brendshme po hapin perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, shkruan Insajderi.

    “Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe krenarë për Shqipërinë, e cila dje hapi zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një kapitull historik dhe mëse i merituar, i cili vjen pas një pune të përgjegjshme dhe tejet të madhe të cilën Shqipëria e ka bërë viteve të fundit.

    Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së”, thuhet në postimin e Krasniqit.

    I pari i PDK’së ka thënë se një perspektivë e tillë e pret Kosovën me qeverinë e re në krye me Bedri Hamzën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark