Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës. Këtë mbledhje kryeministri, Albin Kurti e hapi duke e uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kryeministri tha se dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe synimet integruese.
“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ai.
“Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve”, tha kryeministri.
Ky vendim i BE-së, Kurti tha se do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma.