Hapja e urës mbi Ibër, simbol i normalizimit të marrëdhënieve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja e urës mbi Ibër, simbol i normalizimit të marrëdhënieve

    Insajderi
    03 August 2016 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë se është arritur progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe marrjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën.

    Bisedimet që zgjatën rreth 19 orë, u ndërmjetësuan nga Drejtoresha e BE-së për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin, Angelina Eichhorst.

    “Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar në mbrojtjen e interesave shtetërore duke marrë parasysh se kodi telefonik shtetëror për Kosovën ka një rëndësi të madhe në fushën e telekomunikacionit sidomos në planin sovranitetit ndërkombëtarë në telekom”, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.

    Ministrja Tahiri theksoi se në çështjen e kodit telefonik për Kosovën bisedimet kanë shënuar progres dhe në ditët në vazhdim do të mbahet takimi i radhës në të cilin do të përmbyllet çështja e kodit telefonik shtetëror për Kosovën.

    “Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që sa më shpejtë të fillon procesi i revitalizimit të urës dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ishte i qartë që kjo çështje nuk mund të zvarritet më tej dhe sipas tyre revitalizimi duhet të filloi para datës 15 gusht 2016”, thuhet në komunikatë.

    “Ishte vlerësim i përbashkët i të tre palëve që hapja e urës për lëvizje të lirë do të jetë simbol i normalizimit të relacioneve mes komuniteteve dhe kjo urë më në fund do të kryejë funksionin e vet si çdo urë në botë që bashkon njerëzit”, vazhdon komunikata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark