Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, shkruan Insajderi.
Haliti përmes një shkrimi në “Facebook”, e ka quajtur fëmijë Kurtin.
“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për Kosovën. Albini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme”, shkroi ai.
Sipas tij, Kurti për të marrë popullaritet, po krijon probleme.
“Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme“.