Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë

    Insajderi
    03 June 2024 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë.

    Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, prej orës 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Të pranishëm do të jenë Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, kryekuvendari Glauk Konjufca, ministrja Albulena Haxhiu, shefi i BE’së Tomas Szunyog, zv/ambasadorja e SHBA’së Alyson Grunder, ambasadori suedes Jonas Westerlund dhe Drejtori i CSGD Arbër Nuhiu.

    “Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark