Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin e tij në “Facebook” ka thënë se Dita Ndërkomëtare e Punës kësaj here Kosovën e ka gjetur në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.
“Secilën ditë që kalon, vendi ynë është edhe më keq, punëtorët tanë më të diskriminuar, e qeveria edhe më e fjetur”, ka shkruar Haradinaj.
Sipas Haradinajt Kryemnistri dhe kabineti i tij qeveritar janë të fokusuar më shumë në grumbullimin e parave në thesarin e shtetit se në investime kapitale.
“Aty ku hapen vende të reja pune, rriten rrogat dhe zhvillohet shteti”, shkroi ai.
Tutje Hardinaj ka shkruar se fuqia punëtore po ikë çdo ditë.
“Fuqia punëtore po ikë çdo ditë, vendi ynë po mbetet pa mjekë, pa inxhinierë, ekonomistë e pa mësimdhënës. Kosova rrezikon me mbetë edhe pa pjesëtarë të sigurisë sepse rinia po ikë”.
Sipas tij ngritja e çmimit të tatimit në pronë, afatizimet dhe lojërat me pagesa të tatimit, duhet të anulohen dhe të mendohet edhe për qytetarët.
Mes tjerash ai ka ftuar qeverinë që ti ngrisë pagat në sektorin publik.
“Ftoj qeverinë që t’i ngritë pagat në sektorin publik, të gjejë modalitete për rritjen e pagave në sektorin privat, aty ku është goditja më e madhe nga inflacioni, si dhe më e rëndësishmja, të zhbllokojë buxhetin e shtetit” është shprehur kështu Kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj.