Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të bartë numrin 137.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se nën këtë numër do të përfaqësohen partitë e koalicionit, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30 dhe Listën Ideal.
”Numri ynë është 137.Nën numrin 137, me 9 shkurt, janë Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal”, ka shkruar Haradinaj.
Në numrin 137 është fitorja e Kosovës, ka shtuar ndërkaq Haradinaj.