Haradinaj: AAK-së po i bashkohen gra të dëshmuara dhe të afta për të marrë përgjegjësi shtetërore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK-së po i bashkohen gra të dëshmuara dhe të afta për të marrë përgjegjësi shtetërore

    Insajderi
    09 March 2024 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar strukturat e Aleancës së Gruas. Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për atë se si duhet të fuqizohet ky organ i AAK-së.

    Haradinaj ka thënë se partisë së tij po i bashkohen gra të dëshmuara dhe të afta për të marrë përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore, shkruan Express.

    “Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin”, ka shkruar Haradinaj.

    Në fund, haradinaj ka thënë se “bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!”.

    Postimi  plotë:

     Sot, drekë pune me strukturat e Aleancës së Gruas. Diskutuam bashkë për zhvillimet politike në vend, aspektet e organizimit dhe të fuqizimit të AGK-së dhe përgjithësisht Aleancës, duke vënë theksin në sfidat dhe mundësitë që na presin në vijim të këtij viti. Shpreha mirënjohjen për kryetaren Diellza Kukaj për angazhimin e palodhur, si dhe ndaj strukturave tjera të AGK-së, angazhim i cili ka ndikuar në një mobilizim më të mirë duke sjellë një frymë shumë pozitive në Aleancë.

    Aleancës po i bashkohen gra të dëshmuara e të afta për të marrë mbi supe përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore. Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbeten të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin.

    Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark