×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj akuzon Ministrinë e Mbrojtjes për rekrutim të militantëve të VV-së në FSK

    Insajderi
    13 November 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Mbrojtjes për pozitën e kuzhinierit në Forcën e Sigurisë të Kosovës (FSK), shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka akuzuar ministrinë se në këtë konkurs po rekrutohen militantë të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

    Haradinaj ka theksuar se shpallja e konkursit është bërë në mënyrë të kundërligjshme, duke shtuar se rekrutim të individëve pa përvojë, përfshirë militantët, po dëmton strukturat e FSK-së.

    Ai ka kërkuar që përgjegjësit për këtë situatë të mbajnë llogari dhe të japin shpjegime.

    “Me ushtarët dhe oficerët që janë krenaria jonë, po shpërdorohet çdo segment i funksionimit të kësaj force. Shpresoj që përgjegjësit të përgjigjen, sepse sipas shpalljes, ata që aplikojnë për këtë pozitë duhet të kenë përvojë 15 vjeçare. Por në këtë konkurs po rekrutohen militantë të VV-së, në mënyrë të papranueshme,” ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark