Haradinaj: Albini është shefi i të korruptuarve, e mbron dostin e jo kryeprokurorin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Albini është shefi i të korruptuarve, e mbron dostin e jo kryeprokurorin

    Insajderi
    26 April 2023 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, lider i AKK’së ka shprehur një mori kritikash ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

    Në seancën e Kuvendit, Haradinaj tha se Kurti i ka emëruar dostat e tij nëpër borde dhe ka bërë një lidhje të shkurt korruptive.

    “Vetëvendosje ka apliku një model korruptiv të lidhjeve të shkurta i cili model si  i tillë i del prej kontrollit. Kjo quhet lidhje e shkurt korruptive. Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat të kryeministrit i cili personalisht i ka intervistu këta. Për këtë, kryeministri del në foltore e mbron dostin e jo kryeprokurorin. Albin Kurti personalisht ka intervistu anëtarë të bordit edhe të kompanive të ujësjellsve”, ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.

    I pari i AKK’së ka theksuar se kryeministri e ka një zorr të madh kur e mbron dostin e jo kryeprokurorin.

    “Albini është shefi i të korruptuarve është krijuesi i lidhjes së shkurt, dostave. Ai ka shpreh mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besu se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar. Tani nuk munden me dal kundër dostave por kundër kryeprokurorit. Kjo seancë ka rëndësi për mua sepse kryeministri i Kosovës ka mbrojtur njerin e arrestuar dhe jo prokurorin, ai është i shantazhuar nga dostat. Kryeministri e ka një zorr të madh kur e mbron dostin e jo kryeprokurorin”. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark